Zbulohen 2 parcela me kanabis në Tiranë, një i arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Zbulohen 2 parcela me kanabis në Tiranë, një i arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Në fshatin Urë në Tiranë janë zbuluar 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se njëri prej autorëve të dyshuar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Po ashtu bëhet e ditur se dy parcelat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Zbulohen në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Identifikohen 3 autorët e dyshuar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim...