Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ukraina sulmon gjatë natës me dronë një nga rafineritë më të mëdha ruse të naftës
Dronët ukrainas sulmuan disa objekte ruse të naftës, përfshirë rafinerinë më të madhe të Rosneft në Ryazan dhe një objekt magazinimi nafte në rajonin e Luhanskut. Lajmi u konfirmua nga Robert “Madyar” Brovdi, komandant i forcave ukrainase të dronëve, shkruan The Kyiv Independent. “Benzina (në Rusi) po bëhet gjithnjë e më e rrallë, ndërsa gazi dhe nafta po zhduken me shpejtësi”, tha Brovdi. Banorët e Ryazanit, një qytet i vendosur 180 kilometra në juglindje të Moskës, raportuan për shpërthimet rreth orës 2 të mëngjesit, të ndjekura nga një zjarr i madh që ndriçoi qiellin. Ukraina ka shtuar sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objekteve ruse të energjisë në muajt e fundit, duke synuar rafineritë dhe depot.