2 tunele dhe 4 ura! Hapet Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm, sepse u nis mbrapsht

2 tunele dhe 4 ura! Hapet Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm, sepse u nis mbrapsht

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të lehtësojë trafikun në zonë, do të ndihmojë bujqësinë, turizmin e agroturizmin, shkruan A2 CNN. Projekti është me dy karrexhata dhe korsi ndihmëse ndërsa në disa raste, kur ka disnivele, ka edhe korsi të tretë. Gjithashtu rruga përfshin edhe dy tunele, njëri 710 metra dhe tjetri 300 metra i gjatë, katër ura, dy prej të cilave të varura metalike. Projekti kishte nisur fillimisht në kohën e qeverisë së mëparshme, në vitin 2010-2011, por sipas zv.kryeministres Balluku u desh ribërë nga e para. “Nëse flet me inxhinierët të thonë se ishte një projekt i ftohtë dhe indiferent ndaj gjeologjisë së zonës, kushteve atmosferike që kjo zonë ka...