Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment

Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment

Lutfi Dervishi Vdekja si zile zgjimi Nga Lufti Dervishi Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind!Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron “Inshallah me radhë”, sikur të ekzistonte vërtet një rend që ruan drejtësinë e jetës. Por vdekja nuk njeh radhë. Një prind e sheh fëmijën të ikë, një i ri shuhet para një të moshuari, një i shëndetshëm para një të sëmuri. Dhe sërish, shumë sillen sikur koha është pronë private dhe e pafundme.Seneka thoshte se nuk është se kemi pak kohë për të jetuar, por e shpërdorojmë shumë atë. Në një kulturë të...