Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull
Njëri prej anëtarëve të grupit që përpunonte dhe transportonte drogën në Frakull të Fierit është arrestuar në Kolumbi. Shtetasi kolumbian Samir Rosales Rodríguez njihej me pseudonimin “Kimisti”. “Nga informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u bë i mundur arrestimi në Kolumbi i shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull të Fierit, V. Ç.”, sipas njoftimit të policisë. Gjykata e Apelit të Posaçëm konfirmoi në dhjetor të vitit të vitit të kaluar dënimet e dhëna nga shkalla...