Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Bëhet fjalë për tregti armësh”/ Berisha: Edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me Ramën
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për dosjen McGonigal tha edhe Targeti 3 në dosjen McGonigal është i lidhur me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës duke folur në konferencë për mediat nënvizoi se bëhet fjalë për tregti armësh. Sipas Kryedemokratit edhe një valixhe me 20 milionë euro është konfiskuar në Paris. “Në sfond del edhe agjenti i sa shërbimeve, Agron Neza, njeriu që rrahte gjoksin poshtë e përpjetë rrugëve të Tiranës se ne i bëmë dosjen Sali Berishës. Një llum njerëzor, në funksion të kushedi sa shërbimeve dhe që në fund do merrte porosi edhe nga FBI, por që funksiononte si ndërlidhës besnik i Edi Ramës, si kanali sekret i tij. Të gjitha këto i mbulon Altin Troplini, sikur Skapi të ishte...