Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohet parcela me mbi 5 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, dy të arrestuar e 2 në kërkim – Video
Policia e Malësisë së Madhe, në kuadër të operacionit “Koordina”, ka zbuluar në fshatin Aliaj një parcelë ku ishin kultivuar 5093 bimë narkotike. Si rezultat janë arrestuar dy persona, të cilët janë kapur në parcelë, ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezër dhe është vendosur nën hetim në grua, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. Ata e kishin mbjellë parcelën me kanabis pranë banesës së tyre. Në pranga janë vënë shtetasit Ermir Shabaj, 47 vjeç, dhe Kadri Shabaj, 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur vëllezërit Bekim Shabaj, 22 vjeç, dhe Gzim Shabaj, 25 vjeç, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë mamaja e tyre Sadije Shabaj, 57 vjeçe “Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar...