Raporti i Departamentit të Drejtësisë, PL: Do kërkojmë komision hetimor për “McGonigal”

Raporti i Departamentit të Drejtësisë, PL: Do kërkojmë komision hetimor për “McGonigal”

Numri dy i Partisë së Lirisë dhe deputeti i zgjedhur Tedi Blushi tha të premten se forca që përfaqëson do të kërkojë një komision hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Sipas tij, raporti i Departamentit amerikan të Drejtësisë është një aktakuzë e rëndë për kryeministrin Edi Rama. “Departamenti i Drejtësisë përfundimisht e shpall Edi Ramën një kufomë politike mafioze dhe Altin Dumanin një mercenar të diskredituar dhe të kapur në shërbim të verbër të Kreut të Organizatës. Asnjë përpjekje për të bllokuar të vërtetën nuk do ta ndalë zbardhjen e plotë të çështjes McGongial dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar deri në shpërfytyrim institucionet shtetërore për interesa të ulta personale, korruptive dhe kriminale… Në kushtet kur edhe pas raportit të Departamentit...