Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Edi Rama, pjesë e “organizatës kriminale të McGonigal”, po censurohet raporti amerikan i Departamentit të Drejtësisë
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përveçse nderoi figurën e saj, zhvilloi një konferencë të fortë për shtyp, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për përfshirje në një “organizatë kriminale të tmerrshme” në bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Berisha akuzoi se mediat kryesore në Shqipëri po censurojnë raportin e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë së SHBA. Ai tha se ky raport dokumenton: Takime të Ramës me McGonigal në Tiranë dhe Nju Jork. Pagesa kundër opozitës. Ndërhyrje në licencat e naftës dhe hetime private në Vjenë. Sipas Berishës, këto veprime përbëjnë krim të rëndë sipas ligjeve shqiptare, amerikane dhe ndërkombëtare. Lideri i opozitës zgjeroi akuzat edhe te kreu i SPAK Altin Dumani, të cilin e...