Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama premton hyrjen në BE në 2030/ Kryeministri zbulon sfidën më të madhe të mandatit të katërt
Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë së katërt të Edi Ramës. Në emisionin “Opinion”, Rama tha se vijimi i punës për negociatat do të ketë një nga angazhimet më të mëdha të qeverisë. Cili është objektivi i juaj në këtë mandat? Objektivi im kryesor është që ti, bashkë me të gjithë këta të jesh te oborri i Komisionit Europian nën flamurin kombëtarë edhe të bëjmë intervistë. Dhe pastaj do ta lë ty stafetën. Unë e shoh që ne fund të ditës partia jote ngado që të rrotullohet do të vijë tek ti. Jo, unë me politik nuk merrem. Unë shpëtova më shpejt se ti, ti e hëngre që u more me...