Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            E rrallë/ Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit
                            Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë mëngjes në brendësi të gjirit të Vlorës. Pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit. Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese. Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare. Turistët që e regjistruan këtë moment ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.