Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I vodhi një gruaje telefonin dhe sendet personale në spitalin e Lushnjës, kapet pas dy vitesh në arrati 34-vjeçari
Lushnjë- Një 34-vjeçar që vodhi dy vite më parë telefonin dhe sendet personale të një gruaje në ambientet e spitalit të Lushnjës, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Burime zyrtare thanë se i prangosuri Xhuljano Xhaferaj, banues në fshatin Plug, është person i skeduar dhe me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve. “Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes”, bëri me dije policia vendore. Mësohet se 34-vjeçari është dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për veprën penale...