“Marmelladov” në teatrin Metropol/ Shfaqja që trajton kompleksitetin e njerëzve në trysni do të jetë në skenë nga 5 deri në 7 shtator

“Marmelladov” në teatrin Metropol/ Shfaqja që trajton kompleksitetin e njerëzve në trysni do të jetë në skenë nga 5 deri në 7 shtator

“Marmelladov”, me regjinë e Xhino Musollarit është shfaqja që mirëpret publikun këtë fillim shtatori në Teatrin Metropol. “Marmelladov” është një fragment i shkëputur nga novela ‘Krim dhe ndëshkim’ e Fyodor Dostoevsky, përshtatur dhe dramatizuar për t’u ngjitur në skenën e teatrit. Mjeshtëria e autorit ndërthur jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, së sotme dhe të nesërme si një profeci ideologjike dhe ndjesore. “Ka qenë aktuale, është dhe do të jetë, sepse trajtohen çështje thelbësore, traumat e shoqërisë. Është e gjithëkohshme, kështu që besoj secili do gjejë veten te personazhet”, tha aktori Xhino Musollari. Secili prej personazheve bart botëkuptime të cilat sjellin avancimin, e shpeshherë edhe degradimin e shoqërisë. “Personazhi që unë luaj duhet ta japë të gjithë mesazhin që ka për të...