E rëndë në Gjermani, nxënësi nga Kosova plagos mësuesen, qëllohet për vdekje nga policia

E rëndë në Gjermani, nxënësi nga Kosova plagos mësuesen, qëllohet për vdekje nga policia

I dyshuari u qëllua për vdekje nga policia në një park GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës 17-vjeçar nga Kosova, ka qëlluar me thikë mësuesen e tij, në afërsi të parkut të Kolegjit. Më pas ai është ndjekur nga policia, dhe pas refuzimit për t’u dorëzuar është qëlluar për vdekje prej tyre. Ngjarja ka tronditur të gjithë kolegjin, ndërsa sipas BILD, nxënësi u qëllua për vdekje, për shkak të dyshimeve se mund të lëndonte persona të tjerë.   Sipas mediave gjermane motivet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa edhe mësuesja është me origjinë nga Kosova. Ajo është dërguar në spital dhe momentalisht është duke iu nënshtruar një operacioni, jashtë rrezikut për jetën. “Dyshohet se ai iu afrua...