Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosi mësuesen me thikë, policia gjermane vret 18-vjeçarin nga Kosova gjatë ndjekjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në landin e Hesisë, Gjermani, ku një mësuese është plagosur rëndë me thikë nga një nxënës 18-vjeçar me origjinë nga Kosova. Sipas raportimeve të mediave gjermane, mësuesja është goditur në zonën e stomakut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat vendase bëjnë me dije gjithashtu se 18-vjeçari shqiptar nga Kosova, u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, pasi ai u bë agresiv dhe vrapoi me një thikë në dorë drejt oficerëve. Bild shkruan se mbetet e paqartë nëse ai ishte gjithashtu në klasë apo hyri në klasë, por pas sulmit u largua. Pak pas orës 11:00 të paradites, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës,...