Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Punonjësit e naftës protestojnë para “Bankers Petroleum”, denoncojnë paga diskriminuese dhe kushte çnjerëzore
Një protestë është zhvilluar këtë të premte para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, ku dhjetëra punonjës nafte janë mbledhur për të ngritur zërin kundër kushteve të punës dhe pagave të ulëta. Protestuesit, me pankarta në duar, kanë bërë thirrje për masa urgjente dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të nisin një grevë urie. Punëtorët theksuan se pagat e tyre janë “totalisht diskriminuese” dhe se diferenca mes pagës së tyre dhe asaj të drejtuesve është “dhjetëra e qindra fish”. Një nga protestuesit deklaroi se po përballen me “kushte çnjerëzore”, duke punuar 24 orë në ditë, me dy turne, në temperatura ekstreme dhe mes “erës mbytëse, pluhurit dhe naftës”. Ata denoncuan gjithashtu përpjekjet për t’i frikësuar, duke thënë se ka pasur “intimdimim”...