Neil Armstrong – Pionieri që i dha njerëzimit hapin më të madh

Neil Armstrong – Pionieri që i dha njerëzimit hapin më të madh

5 gushti shënon ditëlindjen e Neil Armstrong, astronautit amerikan që u bë simbol i epokës hapësinore dhe i guximit njerëzor. I lindur më 1930 në Wapakoneta, Ohio, Armstrong do të mbetej përgjithmonë në histori si njeriu i parë që vendosi këmbën në Hënë, më 20 korrik 1969. I apasionuar pas aeronautikës që në fëmijëri, ai nisi fluturimet me avion në moshë shumë të hershme dhe vazhdoi karrierën si pilot testues në Forcat Ajrore dhe NASA. Përvoja e tij, qetësia në situata të rrezikshme dhe profesionalizmi e bënë zgjedhjen e duhur për misionin legjendar “Apollo 11”, transmeton KultPlus. Fjalët e tij në momentin kur preku sipërfaqen e Hënës, “Një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin”, u bënë simbol i arritjes së gjithë njerëzimit...