Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incident i rëndë në Selanik/ Fëmijët 1 dhe 2 vjeç gjenden në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar dhe nëna
Një incident që mund të përfundonte në tragjedi ndodhi në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, dy mitur të moshave 1 dhe 2 vjeç, u gjetën në mes të rrugës. Ishte një shofer kamioni që konstatoi fëmijët që lëviznin pa mbikqyrje. Policia greke ndërhyri me shpejtësi, duke ndihmuar fëmijët dhe pas identifikimit të prindërve, i vuri në pranga. Sipas mediave vendase, babai ishte shqiptar, ndërsa nëna bullgare. Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dolën nga banesa pa u vënë re, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, duke rrezikuar jetën. Top Channel