Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E kërcënoi me thikë në Londër/ Pranga shqiptarit, përndiqte një vajzë. E “bombardonte” me mesazhe zanore në WhatsApp
Një shqiptar është prangosur në Londër për një seri përndjekjesh dhe kërcënim me thikë ndaj një vajze me origjinë nga Europa Juglindore. Top Channel mëson se Reljan Kurti ka dalë përpara gjykatë të shkallës së parë Bromley Magistrates’ Court paraditen e kësaj të premteje. Sipas dokumenteve të gjykatës ndaj 28 vjeçarit shqiptar banues në Maida Vale City of Westminster rëndojnë katër akuza. Akuza 1 Dërgim përmes rrjetit publik të komunikimit të një mesazhi / materiali fyes / të pahijshëm / të turpshëm / kërcënuesNë periudhën nga 01/09/2024 deri më 24/04/2025, në LONDËR, në Bashkinë e Westminster-it, keni dërguar përmes një rrjeti elektronik publik komunikimi, materiale, përkatësisht mesazhe dhe zëra audio që ishin jashtëzakonisht fyese ose me përmbajtje të pahijshme, të turpshme ose kërcënuese. Akuza 2...