Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përse ngjyra e verdhë në Kinën Perandorake ishte e ndaluar
Ngjyra e verdhë në Kinën perandorake ishte e ndaluar. Kjo masë ishte marrë pasi ngjyra e Diellit mund të përdorej ekskluzivisht vetëm nga Perandori dhe familja e tij, pasi simbolizonte pushtetin absolut dhe lidhjen me Qiellin. Natyrisht, ngjyrat kanë domethënie të rëndësishme në bazë të kulturave e traditave, dhe ngjyra e artë në kulturën aziatike përfaqëson Dritën, kurajën, pushtetin, forcën, respektin, e mbi të gjitha, Perandorinë. Përgjatë dinastisë Qing (1616–1912), ky rregull ishte mjaft i rreptë dhe vetëm sovrani mund të vishte ngjyrën e Dragoit, veçanërisht atë brilante e të ndritshme, të realizuar me mendafsh të artë e të zbukuruar me qëndisje artizanale. Ky rregull nuk shtrihej vetëm për veshjet, por edhe për ndërtimet, ku tjegullat gjithashtu ishin prerogativë vetëm e pallateve mbretërore, si në...