Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vendet evropiane paralajmërohen se po rrezikojnë jetën e azilkërkuesve
Këshilli i Evropës u bëri thirrje të enjten 46 shteteve anëtare që të mos ia delegojnë vendeve të treta përpunimin e kërkesave për azil, duke paralajmëruar se kjo praktikë mund të vendosë në rrezik jetën e mijëra njerëzve. “Politikat e eksternalizimit mund të rezultojnë në nënshtrimin e njerëzve ndaj torturës ose keqtrajtimeve të tjera, dëbimeve kolektive dhe ndalimit arbitrar, ose mund të vënë jetën e tyre në rrezik,” tha Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty. Ai shtoi se këto politika gjithashtu mund të pengojnë aksesin efektiv në azil dhe t’u mohojnë individëve mjetet juridike. Raporti i ri i Këshillit, organi mbikëqyrës i të drejtave të njeriut në Evropë, thekson tre fusha ku rreziqet janë veçanërisht të mëdha: përpunimi i jashtëm i...