26 vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, shpërthen Rusia: Do të sulmojmë trupat e NATO

26 vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, shpërthen Rusia: Do të sulmojmë trupat e NATO

Rusia refuzoi me vendosmëri një situatë ku trupat të huaja do të stacionoheshin në Ukrainë për të ofruar garanci sigurie. Pas deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron, se 26 shtete aleatë perëndimore ishin angazhuar zyrtarisht për të dërguar trupa nga ajri toka dhe deti në Ukrainë, ditën pasi të arrihet marrëveshja e armëpushimit, Kremlini e bëri të qartë se nuk mund ta lejonte diçka të tillë. Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se trupat perëndimorë në Ukrainë do të ishin një shënjestër e ligjshme e Moskës. “Sa i përket mundësisë së dërgimit të kontingjenteve të huaja ushtarake në Ukrainë, kjo është një prej shkaqeve kryesore të konfliktit pas tërheqjes së Ukrainës në NATO. Prandaj nëse ndonjë forcë e huaj do të shfaqet atje, veçanërisht gjatë operacioneve ushtarake,...