Fund dramatik në “Allianz Arena”, Inter merr fitoren e madhe (video)

Fund dramatik në “Allianz Arena”, Inter merr fitoren e madhe (video)

Në “Allianz Arena”, u luajt sfida e parë për çerekfinalet e Champions League, mes Bayern-it dhe Inter-it. Bavarezët vinin me shumë mungesa në këtë takim për shkak dëmtimesh. Në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin. Pas një pasimi të artë të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi. SHIKORASTIN Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN  Festë e madhe tek zikaltrit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Inter. Goli i...