Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bashkia Tiranë shpërndan çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë/ Nënkryetari Sulaj: Do keni gjithmonë fokusin tonë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ishte sot në Qendrën Komunitare Multidisiplinare, ku mori pjesë në shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë në nisje të vitit të ri shkollor. Sulaj tha se Bashkia Tiranë do të japë gjithmonë mbështetjen maksimale për fëmijët. “Shkolla është ndër hapat e para më të rëndësishme të fillimit tuaj dhe Bashkia e Tiranës jo vetëm këtu, por në çdo qendër tjetër sociale do ju ndihmojë, që të paktën të bëjmë të mundur që gjërat bazike apo gjërat kryesore të mos ju mungojnë asnjëherë. Do jemi në ndihmën tuaj, në krahun tuaj dhe gjithmonë dijeni që Bashkinë e Tiranës e keni mbështetjen tuaj, të gjithë familjeve, të gjithë fëmijëve. Për fillimin e vitit të ri shkollor...