Nisja e vitit të ri arsimor/ Policia lajmëron masat për garantimin e sigurisë së nxënësve

Nisja e vitit të ri arsimor/ Policia lajmëron masat për garantimin e sigurisë së nxënësve

Drejori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli dha një deklaratë për median për marrjen e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim. Njoftimi i plotë: “Përshëndetje dhe faleminderit për praninë tuaj sot, për të informuar qytetarët  dhe prindërit, për masat e marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me aktorët e tjerë që i ngarkon ligji për sigurinë në shkolla. Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla dhe përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, më datë 8 shtator 2025, dhe në vazhdimësi gjatë gjithë...