Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Berisha: Nobelistja që i dha nder çdo shqiptari dhe frymëzon njerëzimin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një figurë të përjetshme frymëzimi për të gjithë njerëzimin. “Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, nobelistes shqiptare që me virtytin e shpirtit të saj të madh i dha nder çdo shqiptari, por edhe çdo njeriu të civilizuar. Ajo frymëzon me shembullin e saj njeriun dhe virtytet e tij më të larta”, shkruan Berisha. Nënë Tereza, e shpallur e shenjtë nga Papa Françesku, vazhdon të mbetet simbol i mëshirës, përulësisë dhe shërbimit ndaj më të dobtëve. Për shqiptarët, ajo përfaqëson një nga figurat më të ndritura kombëtare, ndërsa për botën, një shenjtore e njerëzimit.