Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            U ekzekutua në qendër të Shkodrës, Kristian Kola dhe babai kishin firmë ndërtimi, kush informoi autorët?
                            kristian kola SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Kristian Kola. I riu u qëllua në dalje të një lokali, ku ishte takuar me mikun e tij, ndërsa autorët kanë qenë me skafandra dhe janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, një nga më të frekuentuarat në Shkodër, dhe po punon për identifikimin e autorëve. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penalë, ndërkohë që së bashku me babanë e tij, kanë pasur një firmë ndërtimi. Policia dyshon se autorët kanë pasur një informator të tretë, i cili iu ka dhënë detaje...