Përfaqësues të SHBA zbarkojnë në KLP, pas pazareve për bllokimin e emërimit të drejtorit të BKH, thërrasin…

Përfaqësues të SHBA zbarkojnë në KLP, pas pazareve për bllokimin e emërimit të drejtorit të BKH, thërrasin…

Rigels Seliman Dy përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar dje me urgjencë në selinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke ndezur alarmin në institucion. Sipas burimeve, dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbarkuar dje në godinën e KLP dhe kanë kërkuar që asnjë anëtar të mos lëvizë nga zyrat. Të gjithë janë thirrur një nga një në takime kokë më kokë, ku përfaqësuesit e Uashingtonit kanë dhënë një ultimatum të prerë: mjaft më me zvarritje për zgjedhjen e kreut të ri të BKH. Prej disa ditësh, anëtarët e KLP ndodhen në përplasje të ashpra, duke tentuar të shtyjnë pafund vendimin për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por, sipas burimeve, pas këtij ndërhyrjeje të SHBA, çdo tentativë për...