Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
At Zef Pllumi: Mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të At Zef Pllumit: Ka njerëz të mirë e njërëz të këqij, por jo popuj të mirë e popuj të këqij. Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do të rrijë e strukun prej dhunës? Nji atdhe që u sjellë të bijve vetëm robni, vuejtje, mundime, tortura e vdekje, nuk asht ma Atdheu i zemrës dhe duhet braktisë me lot ndër sy. At Zef Pllumi Të gjitha diktaturat e të gjithë tiranët kanë qejf me u mshehë mbas ligjmërisë. Nuk na sjellë lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem. Ziliqarit mos ia trego as ëndrrën që ke pa. Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnua bijtë e vet të këqij. Përgatiti A. Hoxha/ObserverKult ————————...