“Tears in Heaven”, tragjedia familjare që frymëzoi këngën hit të Eric Claptonit

“Tears in Heaven”, tragjedia familjare që frymëzoi këngën hit të Eric Claptonit

“A do ta njihje emrin tim, po të të shihja në Parajsë? A do të ishte e njëjta gjë, nëse do të shihja në Parajsë?”– thuhet ndër të tjera në tekstin e “Tears in Heaven” (Lot’ në Parajsë), kënga hit e krijuar dhe interpretuar nga këngëtari dhe kitaristi i famshëm britanik, Eric Clapton. E publikuar në vitin 1991, ajo u rendit në krye të renditjes muzikore në më shumë se 20 vende dhe fitoi Grammy Awards si Kënga e Vitit, Albumi i Vitit (Unplugged) dhe si Performanca më e Mirë Vokale për Meshkuj. Por ndonëse arriti një sukses të jashtëzakonshëm, kjo këngë ishte produkt i gjendjes së rënduar emocionale të artistit. Ajo lindi nga dhimbja e madhe e shkaktuar nga vdekja aksidentale të djalit të...