Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Këto shkelje të normës drejtshkrimore i bëjnë shumica
Nga Eroll Sejdiu Kur është fjala për përdorimin e “ë”-së, bie në sy se ajo shpesh përdoret pa vend. Përdoret edhe në vetën e tretë njëjës të mënyrës dëftore te tipi i foljeve që atë nuk e marrin; p.sh.: “ndodhë” për (ndodh), “përbënë” për (përbën), “ndienë”, për (ndien), “bënë” për (bën), “ngjanë” për (ngjan), “mbronë” për (mbron), “përdorë” për (përdor), “përhapë” për (përhap) etj.Shkelje të normës drejtshkrimore ka edhe te përemri i pacaktuar “tjetër” ku në shumës shkruhet gjithkund pa nyjë, p.sh.: trupat tjerë, njerëzit tjerë, shtëpitë tjera, lule tjera, dukuri tjera.Duhet theksuar se përemri i pacaktuar “tjerë” asnjëherë nuk shkruhet pa nyjë, andaj të gjitha këto fjalë duhet të kenë nyjën përpara.Drejt duhet të shkruhen kështu: trupat e tjerë, njerëzit e tjerë, shtëpitë e...