Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Shkrepje të rralla fotografike”- libri i ri studiuesit, Qerim Vrioni
Ditët të para të shtatorit, doli nga shtypi libri i ri i studiuesit të fotografisë dhe publicistit, Qerim Vrioni, me titull “Shkrepje të rralla fotografike”. Libri përmban materiale të botuara në shtypin shqip këto 20 vitet e fundit dhe është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përmbanë 10 analiza studimore (sprova) për foto të zgjedhura prej autorit nga fotografia shqiptare e shekullit të kaluar të mjeshtrave: Kel Marubi, Kolë Idromeno, Thimi Raci, Edith Durham, Stefan Kaçulini, Ilia Xhimitiku, Margaret Hasluck, Petrit Kumi. Sprova “Figura e Skënderbeut në fotografinë shqiptare”, analizon imazhet fotografike (pjesa më e madhe kolazhe) të disa autorëve midis tyre Kel Marubi dhe Vani Burda. Kurse për foton e dy barinjëve lebër, “Ndezja e cigares”, ende nuk dihet autori e për...