Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Donald Trump nderon Nënë Terezën në 9-vjetorin e shenjtërimit: Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh
Në një mesazh përkujtimor me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar lart figurën dhe veprën e shenjtores shqiptare. Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Donald Trump: “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. /vizionplus.tv