Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ushtria izraelite njofton se ka nën kontroll 40% të Qytetit të Gazës, zyrtarja e UNICEF: E paimagjinueshmja është tashmë këtu
Ushtria izraelite njoftoi të enjten se ka pushtuar 40% të Qytetit të Gazës, ndërsa mbrojtja civile raportoi të paktën 64 vdekje në bastisjet izraelite në të gjithë enklavën palestineze, e cila është rrafshuar kryesisht pas pothuajse 23 muajsh lufte. Ushtria izraelite ka intensifikuar bombardimet dhe operacionet tokësore në Qytetin e Gazës në dy javët e fundit. Megjithatë, as stafi dhe as qeveria e Benjamin Netanyahut nuk kanë njoftuar deri më tani fillimin e operacionit kryesor për të pushtuar qytetin, siç parashikohet në një plan të miratuar në gusht. Sipas zëdhënësit të mbrojtjes civile, Mahmoud Bassal, midis 64 palestinezëve të vrarë dje, 30 ishin në Qytetin e Gazës, të cilin ushtria izraelite e përshkruan si fortesën e fundit të madhe të Hamasit në rajonin e vogël...