Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moska akuzon Europën për ngecjen e bisedimeve Ukrainë-Rusi, zëdhënësi i Kremlinit: Po pengojnë zgjidhjen e konfliktit
Kremlini akuzoi europianët se po pengojnë një zgjidhje në konfliktin në Ukrainë. “Europianët po pengojnë zgjidhjen në Ukrainë. Ata nuk po kontribuojnë në të”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetën ruse Izvestia, duke akuzuar Evropën se po “vazhdon përpjekjet” për ta shndërruar Ukrainën në një “qendër të gjithçkaje anti-ruse”. Peskov tha gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve RIA, se Moska është “absolutisht” kundër vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë. “A mund t’i jepen Ukrainës garanci sigurie nga kontingjente ushtarake të huaja, veçanërisht evropiane dhe amerikane? Absolutisht jo, ata nuk munden”, tha Peskov, sipas agjencisë. Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë nuk do të ishte një garanci sigurie “e pranueshme” për Rusinë, kujtoi ai. Peskov siguroi gjithashtu se mund të bëhen përgatitje dhe një...