“Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektivë legjitime për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

“Çdo trup europian në Ukrainë do të jetë objektivë legjitime për në”, Putin: Vendi më i mirë për takim me Zelenskyn është Moska

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të martën se çdo forcë ushtarake perëndimore e vendosur në Ukrainë do të ishte një objektiv “legjitim” për ushtrinë e Moskës. “Nëse trupat shfaqen atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne vazhdojmë me supozimin se ato do të jenë objektiva legjitime”, tha Putin në një fjalim në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin e Vladivostokut, një ditë pasi aleatët perëndimorë të Kievit u zotuan të dërgonin trupa në rast të një marrëveshjeje paqeje. “Nuk do të ketë nevojë për vendosjen e trupave perëndimore në territorin ukrainas pasi të arrihet një marrëveshje afatgjatë paqeje. Nëse merren vendime që do të çojnë në paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë arsye për praninë e tyre atje”, tha Putin. Moska zgjedhja më e mirë për...