Vazhdon bllokada amerikane për kryeministrin, pas letrës së Trump, presidenti Begaj pret anijen më të madhe…

Vazhdon bllokada amerikane për kryeministrin, pas letrës së Trump, presidenti Begaj pret anijen më të madhe…

Rigels Seliman Nesër më 6 shtator 2025, Porti i Durrësit do të bëhet skenë e një mesazhi të koduar diplomatik: anija amerikane USS Mount Ëhitney do zbarkojë në Shqipëri si pjesë e stërvitjes së përbashkët me NATO-n, dhe në bordin e saj do të jetë Presidenti Bajram Begaj. Ai do shoqërohet nga ambasadorja amerikane, përfaqësues të lartë të forcave të armatosura dhe Ministrja e Mbrojtjes. Por mungesa e Kryeministrit Edi Rama në këtë vizitë nuk është rastësi. Në një kontekst ku Rama ka qenë tradicionalisht figura e preferuar në protokollin amerikan, përjashtimi i tij nga kjo skenë përfaqëson një përmbysje të qartë të poleve institucionale. Vetëm pak ditë më parë, më 15 gusht 2025, Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një letër zyrtare Presidentit Begaj,...