Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Tiranë shqiptari
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në kryeqytet i shtetasit Mersin Cenolli, i njohur edhe me emrin Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë. Cenolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burg, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni është pjesë e serisë së ndërhyrjeve të forcave të rendit për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë...