Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Republika Domenikane/ Arrestohet një shqiptar për trafik droge në Santo Domingo (EMRI)
Autoritetet e Republikës Dominikane, në bashkëpunim me INTERPOL-in në Santo Domingo, kanë arrestuar shtetasin shqiptar Soni Pepa, 40 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Arrestimi u bë të mërkurën, më 3 shtator, në zonën e Distriktit Kombëtar. Sipas burimeve zyrtare, Pepa ishte në hetim për përfshirje në një ndër ngarkesat më të mëdha të kokainës të kapura nga autoritetet evropiane në vitet e fundit. Më konkretisht, ai dyshohet se ka marrë pjesë në trafikun e një sasie prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë janë sekuestruar në Roterdam, Holandë, gjatë datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, dyshohet se ka qenë financues i blerjes së një sasie shtesë prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet. Hetuesit mendojnë se Pepa...