Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafikoi 11 tonë kokainë/ Arrestohet në Amerikën Latine Vilson Pepa, pjesë e grupit të Franc Çopjas
Arrestohet në Amerikën Latine, Vilson Pepa, i njohur si anëtar i grupit të drogës qe drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja. Ai është arrestuar nga autoritetet atje me 3 shtator ku me vete kishte dokumente shqiptare dhe Italiane. I jane sekuestruar edhe celulare te enkriptuar. Prokuroria e Posaçme e cila e ka shpallur në kërkim thotë se Pepa lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, përfshirë 600 kilogramë të kapur në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, si dhe me financimin e një sasie tjetër prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet.