‘SEKRET SHTETËROR’/ Dy dosje u kopjuan nga ish-drejtori – Çfarë informacionesh përmbanin? SHISH-i nis hetim

‘SEKRET SHTETËROR’/ Dy dosje u kopjuan nga ish-drejtori – Çfarë informacionesh përmbanin? SHISH-i nis hetim

Një kontroll banese i kryer në 13 shkurt 2025 në shtëpinë e ish-drejtorit të SHISH për Qarkun Berat, Aleksandër Shulla, zbuloi prezencën e dy USB-ve, brenda të cilave u gjetën dy materiale “USB-Drive”, që përmbanin informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”. Të dy ekzemplarët e dosjeve sekrete ishin kopjuar nga një kopje e vetme që mbahej në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe nuk dihet ende se në çfarë rrethana është kopjuar dhe ka përfunduar në banesën e ish-drejtorit të SHISH, Aleksandër Shulla. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se pas këtij zbulimi është njoftuar dhe Aparati Qendror i SHISH-it, i cili ka nisur një hetim të brendshëm,me shpresën e zbulimit të personit që ka kopjuar kopjen e vetme të informacionit që mbahej në SHISH, dhe...