“Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

“Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkonte vdekjen e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, Marisa Lino. Në një intervistë Çupi u shpreh se Berisha urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores. “Ne ndodhemi në një moment ku opozita ndodhet në shkretëtirë, nuk ka asgjë rreth opozitës. E gjithë opozita ka zbarkuar në Bruksel për të penguar Shqipërinë që të bëjë hapa para. Që kur Brukseli ndodhet përballë opozitës së Shqipërisë, veshët i mbyll dhe shikon lëvizje me duar të Tabakut dhe Berishës, por nuk i dëgjon më. Derisa, edhe vitet e fundit, përfaqësuesit e SHBA, Këshillit të Evrpës, troklitën në dyert e mazhorancës, po formohet qeveria. Nuk kanë takuar asnjë prej njerëzve të opozitës. Opozita në Shqipëri është e pavlerë. Berisha...