Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dogji makinën e një gruaje! MOMENTI kur 34-vjeçari afrohet i qetë dhe i vë flakën mjetit
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË- Danjel Bushka, 34 vjeç është arrestuar për djegien e një automjeti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit, ku Bushka shfaqet në rrugën “Frang Bardhi” dhe i vë zjarrin automjetit tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje. Rasti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë. Njoftimi i policisë: Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth...