A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë. Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh). Media kroate, Slobodna...