Hungaria heton zhdukjen e përbërësve kyç nga tetë avionë luftarakë MiG

Hungaria heton zhdukjen e përbërësve kyç nga tetë avionë luftarakë MiG

Autoritetet hungareze e kanë nisur një hetim lidhur me zhdukjen e disa përbërësve kyç nga tetë avionë luftarakë të tipit MiG-29, dhe nëse këto pjesë mund të kenë përfunduar në Ukrainë. Burime të Shërbimit hungarez të Radios Evropa e Lirë (REL) thanë se pjesët e zhdukura përfshijnë elektronikën që kontrollon sistemet e navigimit dhe armët e avionëve. Ato shtuan se zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Hungarisë dyshojnë se vjedhja e pjesëve mund të jetë orkestruar nga persona brenda aeroportit ushtarak të Kecskemetit, ku ndodhen të parkuar avionët e çmobilizuar. Media hungareze Bikk, e cila raportoi e para për këtë çështje, tha se persona të panjohur i kanë prerë rrethojat e aeroportit, janë futur me makinë në bazë dhe kanë siguruar qasje në avionë. Mendohet...