Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë! Festohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë! Festohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Ky 5 shtator shënon 28 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme të cilën e deshën të gjithë, dhe për veprat e mira që bëri u shenjtërua edhe nga Papa Françesku më 5 shtator 2016. Ajo u bë e përjetshme në shenjtërinë e saj përmes një ceremonie madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare. E para ishte dëshmia...