Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Rama: Grua e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Rama: Grua e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Sot bëhen 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve në botë. Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e kryera pas vdekjes së saj si prova të shenjtërisë. Ky shenjtërim “foli’ shqip dhe në shesh ishin me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e shumë vende të tjera. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë. Në këtë ditë, ka ardhur një mesazh edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Nënë Tereza...