Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në Prishtinë një delegacion arbëresh nga Kalabria. Në përbërje të delegacionit ishin znj. Anna Madeo, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano Conforti, zëvendëskryetar i Komunës së San Giorgio Albanese, përfaqësues të shoqatave tregtare italiane, përfaqësues të Kishës Arbëreshe dhe verëtarë të njohur nga Kalabria, transmeton KultPlus. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në turizmin kulturor e natyror, artizanat, inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillimin bujqësor, përmes organizimit të misioneve të përbashkëta, panaireve dhe aktiviteteve të rrjetëzimit mes bizneseve të Kosovës dhe Kalabrisë. Palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet agjencive KIESA dhe ARSAC, me fokus në projekte...