Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekzekutimi në mes të qytetit në Shkodër, del fotoja, kush është Kristian Kola që mbeti i vrarë
Personi në foto është 34-vjeçari Krisian Kola, i cili mbeti i vrarë sot në mes të qytetit të Shkodrës nga persona ende të paidentifikuar. Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. I riu ka qenë në dalje të lokalit kur dy persona me një motor i janë afruar, e kanë qëlluar disa herë duke e vrarë dhe janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të...