Teatri i Kukullave me një hapësirë muzeale,një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë si Parlamenti i Parë Shqiptar

Teatri i Kukullave me një hapësirë muzeale,një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë si Parlamenti i Parë Shqiptar

Nga Julia Vraoi Godina historike e Teatrit Kombëtar të Kukullave në Tiranë, ndërtuar në vitin 1924, që më parë iu nënshtrua procesit të restaurimit do të ketë dhe një hapësirë muzeale. Një pjesë e veçantë e godinës do ti kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar. Godina historike  vjet në muajin dhjetor hapi dyert pas restaurimit, ku më tej vijuan edhe shfaqjet për fëmijët. Ndërsa tani puna po vijon me pasurimin e teatrit me ekspozitë, ku një pjesë e godinës do ti kushtohet historisë së saj më parë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit  bën me dije së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! “Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike,...